
Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka dalë publikisht me një fjalë prekëse pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, duke prekur zemrat e të gjithëve të pranishmëve në eventin e organizuar në nder të tij.
“Faleminderit që organizuat këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, të gjysmës time, Shpatit. Ndoshta pyesni pse nuk jam në gjendje të flas… 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. E dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre.”
Mes dhimbjes, ajo gjeti forcë të fliste edhe për krenarinë që ndjen për të birin, i cili, siç tha, nuk i ka përkitur vetëm familjes së tij:
“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra. Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne.”
Në fund, mes lotëve, ajo bëri një lutje për fëmijët e tjerë dhe një urim të fundit për Shpatin:
“Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse kam edhe dritat e tjera të syve. Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit.”
View this post on Instagram
