Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka folur për herë të parë pas ndarjes së tij të papritur nga jeta, duke dhënë një deklaratë të mbushur me emocion dhe mirënjohje për artistin dhe njeriun që kishte në krah.

“Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim, të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest,” u shpreh ajo, duke e përshkruar Shpatin jo vetëm si figurë publike, por para së gjithash si njeri me vlera.

Selvije ndaloi edhe te raporti i tyre personal, duke theksuar rolin e tij në jetën e saj:

“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si Drita.”

Gjatë fjalës së saj, ajo foli edhe për djalin e tyre të vogël, Roelin, vetëm 3 vjeç e gjysmë, i cili ende nuk e kupton humbjen e babait.

“Ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë. Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)