Jada Pinkett Smith është akuzuar se ka kërcënuar me dhunë mikun e dikurshëm të afërt të bashkëshortit të saj, Will Smith, për shkak të zbulimit të detajeve nga jeta e saj personale, sipas një padie të re bombastike.

Në padinë e depozituar më 7 nëntor, Bilaal Salaam – i cili e përshkruan veten si “mikun më të mirë të Will-it prej gati 40 vitesh” – pretendon se Jada e ka përballur atë gjatë festës së ditëlindjes së Will-it, më 25 shtator 2021, mbajtur në Regency Calabasas Common.

“Sapo isha në holl, kur Jada Pinkett Smith iu afrua Paditësit me rreth shtatë persona të shoqërimit të saj, u bë verbalisht agresive dhe e kërcënoi Paditësin duke i thënë se, nëse vazhdonte ‘të tregonte punët e saj personale’, do të ‘përfundonte i zhdukur ose do të merrte një plumb’, dhe i kërkoi të firmoste një marrëveshje mos-zbulimi (NDA) ‘përndryshe’,” thuhet në padi, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.

Salaam pretendon se më pas një bashkëpunëtor i Jada-s e ka ndjekur deri te makina e tij dhe ka vazhduar ta kërcënojë verbalist.

Në padi ai shprehet gjithashtu se ndaj tij u nis një “fushatë hakmarrëse”, pasi ai kishte refuzuar të ndihmonte në menaxhimin e krizës pas momentit famëkeq kur Will goditi Chris Rock në skenë gjatë Oscars 2022.

Salaam thotë se ka refuzuar të kryejë detyra që, sipas tij, “i konsideronte të paligjshme, jo etike ose moralisht komprometuese”.

Ai po padit gjithashtu Jada Pinkett Smith për “shkaktim të qëllimshëm të stresit emocional”, pasi ajo ka mohuar për TMZ se ka parë ndonjëherë Will-in të përfshihej në sjellje seksuale ose intime me burra.

Sipas padisë, ky mohim ishte i rremë, pasi Salaam thotë se kishte publikuar tashmë një video virale ku Will Smith shihet duke prekur në mënyrë intime Alfonso Ribeiro-n (përfshirë penisin, thithën dhe vithet) në prani të Jada-s dhe fëmijëve të tyre, të cilët, sipas tij, ishin aty dhe shiheshin qartë. (Ribeiro nuk është shprehur kurrë publikisht për këto pretendime.)

Salaam pretendon se “mohimi i rremë” nga ana e Jada-s ka qenë një përpjekje e qëllimshme për ta diskredituar atë dhe për ta paraqitur sikur deklaratat e tij të mëparshme për Will-in ishin “të pasakta, delirante ose të sajuara”, duke i shkaktuar tallje publike dhe humbje besueshmërie.

Në dokumente thuhet gjithashtu se një menaxher, në emër të Jada-s, e ka kërcënuar Salaam-in që të “gjenin një zgjidhje” dhe ta “mbyllnin këtë konflikt para se të të ndodhë diçka fizike”, në lidhje me një autobiografi që ai kishte planifikuar të publikonte.

Salaam pretendon se si rezultat i sjelljes së supozuar “keqdashëse, të qëllimshme dhe të papërgjegjshme” të Jada-s, reputacioni i tij është shkatërruar, shëndeti i është përkeqësuar dhe ka pësuar humbje financiare dhe trauma emocionale.

Në padi thuhet se ai kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim.

Përfaqësuesit e Jada dhe Will Smith nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së Page Six për koment mbi padinë.

Kjo nuk është hera e parë që Salaam ngre akuza ndaj Will-it. Në nëntor 2023, përfaqësuesi i aktorit e mohoi kategorikisht pretendimin e Salaam-it se ai e kishte kapur Will-in duke bërë seks me aktorin Duane Martin.

“Kjo histori është tërësisht e sajuar dhe pretendimi është pa më të voglin bazament,” deklaroi në atë kohë përfaqësuesi i Will Smith për TMZ.