A$AP Rocky ka zbuluar si ai dhe Rihanna planifikojnë të kalojnë Krishtlindjen e tyre të parë si prindër të tre fëmijëve dhe gjithçka tingëllon si një film i ëmbël festiv, plot ngrohtësi dhe intimitet familjar.

Reperi 37-vjeçar është bërë baba për herë të tretë më 13 shtator, kur ai dhe Rihanna mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Rocki. Çifti tashmë ka edhe dy djem: RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 2 vjeç. Këtë fundvit, shtëpia e tyre do të jetë zyrtarisht e mbushur me zhurmën dhe lumturinë e tre të vegjëlve.

I pranishëm në Gotham Film Awards 2025 në New York, më 1 dhjetor, A$AP Rocky (emri i vërtetë Rakim Athelston Mayers) tregoi për E! News se çfarë dëshiron më shumë nga këto festa:

“Jam duke pritur për një Krishtlindje të bardhë, me borë, gështenja në zjarr, dru që digjen në oxhak… gjëra të tilla klasike,” –u shpreh ai.
Megjithatë, mbi të gjitha, për të më e rëndësishme është familja:

“Të jemi bashkë. Vetëm kjo mjafton,” –tha Rocky, duke shtuar se kjo fazë e jetës së tij është “një ëndërr e kthyer në realitet: të jesh me familjen tënde dhe t’i shohësh tek rriten”.
Për raportin me Rihannën ai ishte po aq i qartë dhe i dashuruar:

“Çdo ditë është ‘date night’. Është e mrekullueshme,” –tha ai, duke treguar se romanca mes tyre vazhdon edhe mes pelenave, netëve pa gjumë dhe seteve filmike.