Nëse po e konsideroni 2026-ën si vitin e “arratisjeve ikonike” me njeriun e zemrës, shoqërinë e afërt apo një "reunion" me familjen, ka disa adresa hoteli që duhet ti keni parasysh. 

Disa prej tyre shërbejnë si oaze intime për tu shkëputur tërësisht nga përditshmëria e zhurmshme, ndërkohë që një pjesë tjetër mban firmën e standartit më të lartë të kushteve dhe shërbimit. Për kombinim ideal mes të gjelbërtës dhe ujit, Bali sjell Amankila pjesë e rrjetit "Aman Resorts", me pishinat "infinity" dhe suitat me daljen në plazhin privat. 

Hôtel Balzac pranë Champs-Élysées, në adresën ku ka jetuar vetë Honoré de Balzac, ofron dhoma të ngrohta të stilit shik dhe minimalist, një ambient me frymë japoneze "Spa Ikoi" dhe restorantin Pierre Gagnaire që e bëjnë një “fashion week hideaway” perfekt për 2026.

Saint-Tropez sjell një shtëpi me dymbëdhjetë dhoma vetëm disa hapa nga porti, e cila duket si një pallat oriental sekret mes kopshtit, pishinës së ngrohtë dhe elementëve "wellness" si hamami. Ndërkohë që çiftet të cilët duan pak kohë larg impenjimeve në punë apo shtëpi, mund të shpenzojnë disa ditë për tu mbajtur mend me njëri tjetrin, në Riad Rosemary, Marrakech, me konceptin bohemian dhe "adults-only".  

St. Augustine ka thënë se bota është një libër dhe ato të cilët nuk udhëtojnë, kanë lexuar vetëm një faqe!