Matildën nuk mund të ndodhi të mos e mbani mend, e aq më pak kekun me çokollatë të Trunchbull-it. Të paktë janë filmat të cilët kanë shenjuar fëmijërinë e disa brezave, duke iu dhënë ngjyra dhe ilaritet. Një ndër këta klasikë është pikërisht "Matilda". 

Çdo skenë lidhet me një vend po aq ikonik, i cili simbolizon dinamikat e çamarrokes nga batutat apo gërricjet e vogla me Harry-n (babain), Zinnia-n (mamanë biologjike), Michael-in (vëllain më të madh) dhe Jennifer-in (mamanë adoptive), tek kurthet që i ngrinte asaj që shumë fëmijë e kishin makthin e atyre viteve, Trenchbull-it. 

Shtëpia e Trenchbull, ku Matilda me pastërtinë e një fëmije e njëkohësisht inteligjencën dhe mprehtësinë e saj, hyn për të marrë mbrapsht varësen e Miss. Honey-t, mbahet mend për momentin kulmor të frikës tek personazhi e më tepër shikuesit, kur dërrasa e shkallës kërrcet e krijon zhurmë ndërsa Matilda ngjitej në katin e dytë. 

Marrëdhënia që zbulon Matilda me fuqitë e saj të brendshme, të cilat më vonë i përdor në të mirë të vetes e njerëzve që do, i shërbejnë në disa momente për ta shndërruar një tjetër lokacion të rëndësishëm për linjën e filmit, shtëpinë e saj kaotike, në të paqtë për sado pak. Çdo moment, çdo vend apo sjellje e personazheve, përçon një mesazh i cili vlen për shpirtin, e kënaq sytë duke rikthyer kujtime të paçmuara për të gjithë.