
Zuma, brand-i global i kuzhinës moderne japoneze me rrjetin në Bodrum, Dubai, New York apo Romë, çdo dimër hap një pop-up ekskluziv në Gstaad, një nga destinacionet më luksoze alpine në botë.
Ky pop-up zakonisht ndodhet në një nga hapësirat ikonike të Gstaad Palace. Atmosfera që sjell Zuma në çdo lokacion ku zgjerohet, është ajo minimaliste me elemente të errëta druri, ndriçim të ngrohtë dhe zona të dedikuara për çdo shërbim.
Pika e rradhës do të përfshijë një sushi bar, një “robata grill” si edhe ambiente me muzikë dedikuar sezonit festiv dhe pushimeve dimërore. Eleganca e kuzhinës mbetet ajo “signature” e Zuma me specialitetet japoneze si sashimi, nigiri premium apo wagyu tataki.
Duke qenë ky pop-up i Zuma i përkohshëm dhe i limituar, rezervimet janë element i ekskluzivitetit që përcaktojnë edhe klientelën me profil diskret e të lartë. Gstaad, simboli i luksit dhe aristokracisë, hap dyert për markën e cila Zvricës do ti sjellë një frymë të përqafueshme nga të gjithë!
