Prilli na e la një shije të kripur: një miqësi e vjetër që u krise, me deklarata të forta, “mosmirënjohje”, thumbime në Instagram. Tipik skenar showbizi.
Dhjetori, nga ana tjetër, na sjell një surprizë,s i muaj i ngrohtë dhe festiv që është.

Në festën e 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një event i mbushur me VIP-a, u shfaq Dafina Zeqiri.

Për t’iu freskuar kujtesën: Labi disa muaj më parë shprehu publikisht zhgënjimin që nuk ishte ftuar në ditëlindjen e Dafinës. Ai e cilësoi “mosmirënjohëse”, duke nënvizuar se ndjehej i lënë mënjanë pas viteve të gjatë mbështetjeje dhe bashkëpunimi.

Reagimi i Dafinës erdhi në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram Story, pa përmendur emra, ajo shkroi:

“Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje… me suksesin vjen edhe zhurma njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua”.

Pastaj, heshtje. Deri mbrëmë.

Në festën e madhe të 25 viteve karrierë të Labit, Dafina jo vetëm ishte e pranishme, por edhe e uroi publikisht.

Në Instagram, krahas një fotoje nga festa me grimieren Dafina Neziri, ajo shkroi:

“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim @labinotsgash. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”