
“The World’s 50 Best Hotels” lista vjetore ndërkombëtare që rendit 50 hotelet më të mira në botë, pjesë e familjes "50 Best", ka bërë përmbledhjen e saj të të preferuarve edhe këtë vit. Të përzgjedhurit kanë të përbashkët jo vetëm përfaqësimin dinjitoz të standardit më të lartë të hotelerisë, por edhe pamjet madhështore nga e gjelbërta, uji apo qiellgërvishtëset.
Rosewood Hong Kong është konsideruar i pari në botë për konceptin “ultra-luxury residential style”, ku pjesa më e madhe e 413 dhomave dhe suitave ofrojnë pamje nga porti i famshëm Victoria Harbour. Rrjeti “Four-Seasons” përfaqësohet në top pesë më të mirët me Four Seasons Bangkok at Chao Phraya River. Një “urban resort” buzë Chao Phraya, me dizajn modern, xhama nga dyshemeja në tavan dhe pishina të stilit “lap” apo “infinity”, çfarë edhe kontribuojnë tek përcaktimi i hotelit si “sanctuary” në zemër të metropolit.
I treti është një hotel relativisht i ri, hapur zyrtarisht në tetor 2020, Capella Bangkok. I vendosur në bregun e Chao Phraya si edhe Four Seasons Bangkok at Chao Phraya River, ka vetëm 101 suita dhe vila me pamje nga lumi, një nga të paktët hotele në Bangkok ku çdo dhomë sheh ujin. Në stilin intim, ndërtesa “low-rise” me kopshte, pishina buzë ujit dhe një organizim special për eksperiencat lokale, ky hotel denjësisht mbyll treshen me të mirë.
Për ti lënë më pas renditjen “Passalacqua“ në Lago di Como, Raffles Singapore në Singapore si edhe dyzet e pesë të tjerve, që krijojnë listën e më të mirëve të të mirëve.
