
Sulmuesi i Sivassporit dhe i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Ba?dat” në Turqi, mbrëmjen e së enjtes. Nga raportimet, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa futbollisti 28 vjeç ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se Manaj është mbajtur nën vëzhgim në spital si masë paraprake, pa të dhëna për lëndime serioze, ndërsa dëmet janë regjistruar në automjetin e tij.

Manaj po vijon karrierën në Turqi me Sivassporin, ku këtë sezon është pjesë e projektit sportiv të klubit dhe mbetet një emër i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare.
