Adrian Gaxha duket se ka zgjedhur ta mbajë larg zhurmës një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tij.

Pas një periudhe të gjatë ku këngëtari ka qenë më i rezervuar me publikun dhe rrjetet, në qarkullim kanë nisur të dalin sinjale të qarta se ai jo vetëm është rikthyer pranë partneres së tij, por e ka kurorëzuar këtë histori edhe me martesë, në një ceremoni të mbajtur diskrete, larg syve kureshtarë.

Gjithçka mori më shumë vëmendje kur një foto nga vera e kaluar u bë virale, ku Adriani shihej dorë për dore në bregdet me Sidorelën, një imazh që u lexua si “konfirmimi” i rikthimit të tyre pas një periudhe ndarjeje. Dhe mesa duket, ajo që ka ndodhur pas atij rikthimi ka qenë edhe më e madhe.

Në disa pamje të publikuara, partnerja e këngëtarit shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke e bërë të qartë se çifti është në pritje të ëmbël. Një lajm i bukur që e kthen këtë fazë të jetës së tyre në diçka edhe më të veçantë: jo vetëm një ribashkim, por një familje që po zgjerohet.