Një zhvillim i papritur ka tronditur këtë mëngjes shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, Kristi, është larguar nga gara, duke lënë të habitur jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndiqte me kureshtje rrugëtimin e tij.

Menjëherë pas lajmit, ka ardhur edhe reagimi i parë i Kristit. Por në fakt, është një reagim që s’thotë pothuajse asgjë dhe pikërisht kjo e bën edhe më të zhurmshëm. Në Insta Story, ai ka postuar vetëm foton ku njoftohej përjashtimi, pa asnjë fjali shoqëruese, pa shpjegim, pa qëndrim. Një “heshtje” që, në rrjet, u lexua si sinjal se mund të ketë më shumë prapa kësaj historie.

Një tjetër detaj që po shton dyshimet është mënyra si u komunikua vendimi brenda shtëpisë: me zarfin e zi. Kjo, për shumëkënd, e bën të qartë se nuk kemi të bëjmë me një largim vullnetar, por me një vendim të marrë nga produksioni.