
Afrimiteti i Mateos me Brikenën po mbetet një nga temat më të komentuara brenda Big Brother VIP, ndërsa familjarët e tij kanë dhënë sinjalet e para të qëndrimit të tyre për këtë raport.
Në një intervistë në Top Albania Radio, motra e Mateos, Kejsi Borri, foli për situatat e fundit në shtëpi dhe sqaroi se shqetësimi i vetëm i saj lidhej me përdorimin e termit “mashtrues” ndaj vëllait të saj. Ajo theksoi se nuk ka folur në asnjë moment negativisht për Brikenën.
Kejsi u ndal edhe te një postim në rrjete sociale, ku dyshja shihej duke fjetur dorë për dore, duke lënë të kuptohet se afrimiteti mes tyre nuk i ka sjellë pakënaqësi, por përkundrazi i vjen mirë që Mateo ka gjetur mbështetje brenda shtëpisë.
E pyetur për mendimin e nënës së tyre dhe idenë e një “nuseje ideale”, Kejsi tha se në familje nuk ekziston një profil i paracaktuar dhe se kanë besim te zgjedhjet e Mateos. Sipas saj, nëse ai e zgjedh Brikenën, ajo do të pranohet nga familja.
Motra e banorit veçoi edhe një moment gjatë sfidës së buxhetit, kur Brikena u kujdes t’i vendoste përparësen Mateos para se të vendoste të sajën, duke e cilësuar si një gjest të këndshëm.
Sa i përket dyshimeve nëse raporti mes tyre është thjesht për lojë, Kejsi u shpreh se nuk e sheh asgjë të sforcuar dhe se të dy po vazhdojnë lojën individualisht, ndërsa gjejnë ngrohtësi te njëri tjetri. Një tjetër detaj që është vënë re së fundmi është se profilet e tyre në Instagram, të menaxhuara nga familjarët, kanë nisur të ndiqen reciprokisht.
@shesonair_tar “Brikena nuse ideale, e pëlqen dhe mami!”/ Motra e Mateos flet troç: Vetëm natën... @Top Albania Radio #sheisonair #topalbaniaradio ? original sound - shesonair_tar
