Loredana ka folur rreth marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Mozzik, gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit. Ajo iu përgjigj edhe akuzave se nuk e lejon Mozzikun ta takonjë vajzën.

"Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë “s’ke me taku çikën” ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet.
Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet e tjera siç e qet ai (Mozzik). Ai mundet me ardhë me pa çikën kur të dojë, e ka derën hapur gjithmonë, por nuk e ka parë si obligim me ardhë. Gjithmonë më ka thënë: ‘Duhet me ma pru ti mu’. Unë i thosha se kam obligim me ta pru. Unë i them çikës: ‘Thirre babin, fol me të në telefon ose thirre gjyshin edhe gjyshen’, por tash unë atë me zor s’mundem me e shti kur ai s’është i interesuar. Unë thjesht kam vendosur me mbyll gojën për shkak që unë e mendoj Hanën në fillim.

Nuk mundem me fol keq për të për shkak se e lëndoj çikën. Nuk dua tash njerëzit me kuptu kush është babi i saj i vërtetë, për shkak se e lëndoj Hanën. Kjo i ka 7 vjet dhe kur të rritet, mosha e bën të vetën. E kupton kjo dikur dhe ka me më bo pyetje. Gjithmonë jam munduar mos me tregu tamam si është situata, për mos me e lëndu.”