Një përplasje virtuale ka ndodhur në rrjetet sociale mes influenceres Dea Mishel dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Gjithçka nisi pasi kryeministri Edi Rama bëri disa komente ironizuese për influencerët gjatë një takimi në Elbasan për 35-vjetorin e PS-së.

Dea Mishel nuk ka heshtur duke iu kundërpërgjigjur kreut të qeverisë se ai nuk mund të ironizojë influencerët, kur në radhët e partisë së tij ka figura që nuk dinë as të flasin dhe të shkruajnë si deputetja Çaushi.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe mjaft të ashpër të vetë deputetes në mesazhe private.

Siç shihet, Zegjine Çaushi i ka nisur Deas një kolazh fotosh ku krahasohet pamja e saj më para dhe tani duke i shkruar: “Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”.