Këngëtarja Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 3 vjetësh së bashku.

Sipas burimeve pranë çiftit, ndarja ka ndodhur disa muaj më parë dhe ka qenë krejtësisht miqësore, me të dy që vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira.

Burimi bëri të ditur se vendimi erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe se këngëtarja 32-vjeçare po e përballon mirë këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Aktualisht, ajo është e fokusuar te turneu i saj “Eternal Sunshine”, i cili nisi më 6 qershor në Kaliforni dhe do të përfundojë në shtator në Londër.

Përveç angazhimeve në skenë, Ariana po punon edhe për albumin e saj të ri “Petal”, që pritet të publikohet më 31 korrik.

Këngëtarja dhe Slater, u lidhën në korrik 2023, pasi u takuan në sheshxhirimin e filmit “Wicked”. Ata e bënë zyrtare lidhjen e tyre në Instagram në nëntor 2024 dhe u shfaqën së bashku në disa evente promovuese për filmin “Wicked”.