Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Orikum, pranë fshatit Radhimë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.

Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’ dhe shpejtësia ndërsa nga testi i alkoolit të dy drejtuesit kanë rezultuar 0.000 mg/l.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.