
Një koment i fundit në rrjetet sociale ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet për një romancë të mundshme mes Feros dhe Diona Fonës.
Në postimin më të fundit të këngëtares, reperi Fero ka lënë një koment që nuk kaloi pa u vënë re. Ai i ka shkruar: “Të dua”, duke ngjallur menjëherë reagime dhe diskutime mes ndjekësve. Ky detaj ka bërë që shumë të pyesin se çfarë po ndodh mes dy artistëve.
A kemi të bëjmë me një miqësi të afërt apo diçka më shumë? Megjithatë, komenti i reperit ka mjaftuar që emrat e tyre të përmenden gjithnjë e më shpesh në rrjet. Nëse pas këtij komenti fshihet një histori dashurie, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
A është ky çifti më i ri i estradës shqiptare apo thjesht një keqkuptim i rrjeteve sociale? Koha do të japë përgjigjen.

