Për disa, dashuria nuk është vetëm një ndjenjë, por një zgjedhje që bëhet çdo ditë. Sipas një sondazhi të YouGov, mbi 7 në 10 të martuar besojnë se dashuria është një zgjedhje. Prandaj, disa ekspertë mendojnë se ekziston një shprehje tjetër, edhe më e fortë dhe më romantike se "Të dua".

Shprehja "Unë jam këtu për ty” konsiderohet nga shumë çifte të lumtura si më e fuqishme se "Të dua”.

Pse është kaq e fortë kjo shprehje? Sepse ajo nuk është e paqartë. Ajo tregon mbështetje, praninë dhe gatishmërinë për të qenë aty edhe në momentet më të vështira.

Të thuash "Unë jam këtu për ty" do të thotë: "Mund të mbështetesh tek unë"; "nuk do të të lë vetëm"
"do të jem pranë teje në çdo situatë".

Sipas kërkimeve të psikologut Dr. John Gottman, marrëdhëniet e qëndrueshme ndërtohen mbi reagimin ndaj "thirrjeve të vogla për lidhje" mes partnerëve, pra, kur dy persona i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit në gjërat e vogla të përditshme.

Shprehja "Unë jam këtu për ty" ka vlerë vetëm nëse mbështetet me veprime reale. Dashuria e vërtetë nuk tregohet vetëm me fjalë, por edhe me prezencën e partnerit/es, kur partneri tjetër ka më shumë nevojë.