Shumë CV kur aplikohet për punë nuk merren në konsideratë, jo për shkak të mungesës së aftësive apo eksperiencës, por për shkak të mënyrës si janë shkruar.

Shpesh kandidatët përdorin fraza të gjata, të paqarta ose të panevojshme që e rëndojnë tekstin dhe e bëjnë CV-në të duket më pak profesionale.

Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, ku punëdhënësit vendosin në vetëm pak sekonda nëse do të vijojnë ta lexojnë më tej apo jo CV-në tuaj, çdo fjalë ka rëndësi.

Pikërisht për këtë arsye, eliminimi i shprehjeve të tepërta dhe i frazave të vjetruara mund të bëjë diferencën mes një CV-je që injorohet dhe një CV-je që të çon në intervistë.

Këto janë 4 fraza që duhet t’i heqësh nga CV-ja nëse do të kesh më shumë shanse për t’u punësuar:

1. “Është e rëndësishme të theksohet se…”

Kjo frazë është e panevojshme dhe e zgjat kot fjalinë. Nëse diçka është e rëndësishme, duhet të thuhet direkt. Heqja e saj e bën tekstin më të qartë dhe profesional.

2. “Sipas mendimit tim/ mendoj se…”

Në CV nuk ka nevojë për opinione personale. Punëdhënësit kërkojnë fakte dhe arritje konkrete. Këto fraza e dobësojnë profesionalizmin e tekstit.

3. “Që”

Shpesh përdoret më shumë seç duhet. Në shumë raste mund të hiqet pa ndryshuar kuptimin. Kjo e bën fjalinë më të rrjedhshme.

4. “Shumë/ tepër/ jashtëzakonisht”

Këto fjalë shpesh mund të zëvendësohen me fjalë më të forta. Përdorimi i tyre i tepërt e dobëson stilin. Më mirë të zgjidhen fjalë më precize.