Shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të pasur dhe të arrijnë sukses në jetë, por vetëm një numër shumë i vogël arrijnë nivelin e miliarderëve. Pyetja që lind shpesh është, çfarë i bën ata të ndryshëm nga të tjerët? A është fati, apo mundësitë që kanë pasur? Në realitet, një nga faktorët më të rëndësishëm janë zakonet e tyre të përditshme.

Miliarderët nuk kanë arritur suksesin brenda natës. Pas çdo historie të madhe suksesi fshihet një rutinë e disiplinuar, një mënyrë e veçantë të menduari dhe vendime të qëndrueshme që janë marrë çdo ditë për vite me radhë. 

Ajo që i dallon më shumë nga të tjerët nuk është vetëm ajo që bëjnë kur kanë sukses, por zakonet që ndjekin edhe kur askush nuk po i sheh, edhe kur nuk kanë motivim, dhe edhe kur përballen me dështime. Këto zakone i kanë ndihmuar ata të ndërtojnë pasuri, ndikim dhe sukses të jashtëzakonshëm në fushat e tyre.

Në vijim janë disa nga zakonet që kanë ndihmuar miliarderët të arrijnë majat e suksesit.

1. Ata i japin prioritet emailit

Bill Gates përdor tre monitorë për të mos humbur asnjë mesazh gjatë ditëve të tij në Microsoft. Në një ekran shfaqej e-maili i tij i ardhshëm, në një tjetër ai që lexonte dhe në ekranin e tretë kishte browser e tij në rast se ai do të kishte nevojë të lidhte ndonjë link ose dosje.

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, krenohet me mënyrën e tij të thjeshtë të përdorimit të email-it për të bërë gjërat. “Kudo që të jetë e mundur unë përpiqem të komunikoj asinkron,” tha ai në një intervistë me Mashable. “Unë jam shumë i zoti kur vjen puna te emaili.”

Ndërkohë, Jeff Bezos është i njohur për dërgimin e email-eve në ekipin e tij vetëm me një pyetje, për ankesat e përdoruesve të pranuara në llogarinë e tij publike. Kjo praktikë lejon që CEO i Amazon të delegojë çështje tek menaxherët e duhur pa shpenzuar shumë kohë.

2. Ata nuk drejtojnë mbledhje pa rezultate

Në librin “Business the Speed of Thought” të publikuar në vitin 1999, Bill Gates shkruan: “Mbledhjet e mira janë rezultat i përgatitjes së mirë.” Ai thotë se ju duhet të dërgoni me email dokumentet ose temat që do të trajtohen paraprakisht, në mënyrë që njerëzit të analizojnë çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Në këtë mënyrë ju do të trajtoni problemet, dhe jo thjesht t’i prezantoni ato.

Jeff Bezos përdor rregullin me dy pica për të drejtuar takime efektive. Thuhet se ai asnjëherë nuk organizon takime atëherë kur dy pica nuk mjaftojnë për të ushqyer të gjithë dhomën. Sa për Elon Musk, një ish-punonjës zbuloi se ai i pyeste punonjësit në mënyrë të drejtëpërdrejtë përse ata ishin pjesë e takimit nëse nuk kanë folur asgjë.

3. Gjumi

Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në aftësinë e trurit tuaj për të përpunuar informacionin dhe sjell pasoja negative në produktivitetin tuaj. Rekomandohet që të flini mes shtatë dhe nëntë orë çdo ditë për të qenë energjik, por disa specialistë të gjumit, si Dr Michael Breus, thonë se secili prej nesh ka nevoja të ndryshme.

Për shembull, Bill Gates thotë se ka nevojë për 7 orë gjumë, Jeff Bezos fle 8 orë dhe Elon Musk ja del me 6 ose 6.5 orë. Megjithatë, të gjithë pajtohen se kanë nevojë për 7-8 orë të plota për t’u ndjerë të aftë të përballojnë ditën. Vëzhgoni se sa orë pushimi i nevojitet trupit tuaj dhe sigurohuni që ta respektoni atë.

4. Ata stërviten

Të tre sipërmarrësit, Jeff Bezos, Elon Musk dhe Bill Gates e kanë stërvitjen pjesë të rutinës së tyre. Bezos dhe Musk zgjedhin peshëngritje dhe kardio, ndërsa Gates preferon vrapin në pistë.