Pastelito pastelito, një tortë me pak kek dhe me shumë krem ju lutemi! Nuk e kemi problem ngjyrën, mjafton vetëm të jetë e ëmbël për shijen dhe e këndshme për syrin. Me pak fjalë, ajo torta me kate ku ngjyrat e shtresave të kremit janë të harmonizuara me njëra-tjetrën duke u dukur aq perfekte…Tani që e sjellim ndër mend, kuptojmë vërtet sesa shumë na nevojitet ai “sheqer” edhe për look-un tonë të përditshëm. Pra, thjesht do të ndihemi të ëmbëlsuara dhe të bukura me pastel.

Ina

Roza e bebeve, ngjyra e qiellit, e verdha e limonit ose ngjyra e vërtetë e mentes janë hijet më thelbësore të serisë së ngjyrave që shijojnë edhe vetëm duke i parë, edhe pa i shijuar, por për vetë faktin që ngjajnë kaq shumë me të bukurën fëmijnore. Pikërisht, sezoni në të cilin ndodhemi përshtatet fiks me këtë mikser ngjyrash, është ngrohtë dhe kombinohemi perfekt me diellin, qiellin dhe lulet e çelura. Mjaft më me tonet e errëta dhe të zymta, bëni refresh dhe përshtatuni me ylberin e pas-stuhisë, në këtë mënyrë, “të errëtën” ja lëmë ngjyrës së lëkurës, ajo po që duhet veçse çokollatë!

Livia

Ah ëmbëlsira ëmbëlsira që jeni kaq të mira, por, është verë dhe tani ne nuk ju duam për shijen…Për t’ju ngrënë, do t’ju hamë sërish në dimër, mos kini dyshime, por sot na lejoni t’ju vjedhim pakëz ngjyrat.

Shkojmë pastelito girls, shkojmë të zhytemi në detin e kaltër të baby-blusë dhe të freskohemi me një limonatë aq të shijshme limoni…Bëni ca trazira, ca gabime të vogla, sepse keni veshur pastel, dhe me pastelin ON? –Të gjitha fajet janë OFF! Off, off, off për vonesat në orar, për porositë e harruara, për pushimin e tepruar. Dhe on, on, on, pastelito jonë që na shfajëson sa herë që jemi vonë. Njësoj si ai bebi i pafajshëm që rrëzon lugën kur nuk i pëlqen ushqimi, apo fillon qan kur nuk i kushtohet vëmendje…E kush i bërtet vallë poçit të vogël rrumbullak që është kaq, kaq pasteeeel. Janë të pafajshme këto nuanca bebesh dhe kushdo që i vesh nuk ka sesi të mos duket si e tillë! Hë pra bebet pastel, a e shikoni sesa e bekuar është kjo ngjyrë?!

Hmmm, na duket se e gjetëm pseudonimin tonë të verës, e ndoshta edhe ermin e ri të Instagram—it: Hey biondita, hey brunita…nooo, call me pastelita ;)