Moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të historisë së saj të dashurisë me gazetarin Alban Dudushi, duke zbuluar se çifti ka kaluar një periudhë ndarjeje që zgjati rreth pesë muaj.

E ftuar në emisionin "Jashtë Loje", Bieta tregoi se në vitin 2011 të dy besonin se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar dhe se nuk do të kishte më një rikthim.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas një mesazhi të papritur nga Albani.

Sipas moderatores, gazetari i dërgoi vetëm titullin e këngës "Love Is a Ring on a Telephone", një këngë që kishte një domethënie të veçantë për historinë e tyre. Fillimisht ajo mendoi se mesazhi ishte nisur gabimisht, por ai u bë pikënisja e një komunikimi të ri mes tyre.

"Ka qenë një moment shumë i vështirë në jetën tonë si çift. U ndamë dhe qëndruam rreth pesë muaj larg njëri-tjetrit. Ai më dërgoi një mesazh me titullin e një kënge dhe prej aty filluam të flisnim sërish. Më pas ai mendonte që t'i bënim gjërat serioze", rrëfeu Bieta.

Sot, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një nga çiftet më të konsoliduara të ekranit shqiptar. Moderatorja u shpreh se ajo periudhë e vështirë, ndonëse e dhimbshme, i ndihmoi të kuptonin më mirë njëri-tjetrin dhe i bëri më të fortë si çift dhe si familje.