
Reperi i njohur Buta duket se ka rikthyer vëmendjen te jeta e tij private, pasi veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë nxitur aludime se ai dhe ish-partnerja e tij, Fjolla, mund t'i kenë dhënë një tjetër shans marrëdhënies së tyre.
Prej më shumë se një viti, çifti u përfol për një ndarje, ndërsa ndryshimet në profilet e tyre në rrjetet sociale forcuan dyshimet. Në atë kohë, të dy ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin dhe fshinë fotografitë e përbashkëta, duke lënë të kuptohej se historia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.
Megjithatë, së fundmi ndjekësit kanë vënë re një zhvillim të ri. Buta dhe Fjolla kanë nisur sërish ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një veprim që ka bërë të rikthehen menjëherë spekulimet për një pajtim mes tyre.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar ose mohuar zërat, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një rikthim romantik apo thjesht për një përmirësim të marrëdhënies mes tyre.
Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze dhe, pavarësisht zhvillimeve në jetën e tyre personale, kanë zgjedhur ta mbajnë raportin larg syrit të publikut. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve.
