Dikur, ajo ishte një muzë frymëzimi për këngët e tij, madje thuhet se të paktën një nga ato krijime i janë dedikuar pikërisht asaj. Sot, Stine i është rikthyer skenës me një krijim të ri në Këngën Magjike dhe partnerja e tij në “Dance with me”, Roza, i ka bërë një dedikim të veçantë për t’i uruar suksese. Pak javë më parë, ai do ta quante “çift simpatik” bashkimin e tyre në skenë, pas një marrëdhënieje dashurie. Me sa duket, ky paska qenë edhe titulli i këngës së tij të re, e cila, siç ka deklaruar vetë Stine, ka lindur në provat dhe palestrën e “Dance with me.” Megjithatë, partnerja e tij, Roza, si shumë vite më parë, edhe sot i uron suksese duke i shkruar nga profilet e saj: “Jam këtu duke të dhënë suportin tim, Nest. Tani, në këto momente, prezantohesh te Kënga Magjike, me këngën tënde më të re, "Çifti Simpatik"! Siç kam qenë në sallë për herë të parë tek performanca jote me "Ishe Ti", ashtu jam edhe sot, këtu, duke të uruar shumë suksese!”
