Labinot Gashi, gazetari i njohur i RTV21, këto 3 muaj i ka kaluar më shumë në udhëtim Kosovë-Shqipëri, që kur filloi garën në show-n e kërcimit “Dance With Me”. Por tani që spektakli është shumë afër fundit, Labit do t’i mungojë Tirana, qyteti që ai filloi ta donte dhe ta shihte me një sy tjetër. Natyrisht, falë këtyre tre muajve, qëndrimi në kryeqytetin shqiptar e kanë bërë atë edhe më familjar me mënyrën e jetesës dhe me energjinë që të fal Tirana. Megjithatë, ata që do t’i mungojnë më shumë janë miqtë e rinj që fitoi nga DWM, me të cilët ka kaluar pjesën më të madhe të kohës. Në një intervistë të fundit për “Paloma”, Labi tregon se të gjithë kolegët do t’i mungojnë pas kësaj gare: “Secili në DWM e ka vendin e vet tek unë. Do më marrë malli shumë për secilin, sepse secili prej tyre më ka dhënë shumë dashuri”, – thotë ai, duke veçuar nga të gjithë partneren e tij, Arilena, e cila për Labin është një engjëll: “Jam me fat që kam pasur një engjëll siç është Arilena. Është një person plot jetë, dashuri. S’kam pasur rastin ta takoj e të kontaktoj më herët, por tash e tutje do të ketë mbështetjen e përkrahjen më të madhe nga unë.”

Por si gazetar nuk mund të rrijë pa u vendosur një përcaktim edhe të tjerëve. Kështu, në sytë e Labit, përveç Arilenës që është engjëll:
Drini – miqësor
Viola – e dashur
Irena – diamant
Dj Sardi – i madh
Herioni – i paparë
Ingriti – zemër
Stine – i mrekullueshëm
Roza – zemër
Albëria – shpirt
Veseli – vëlla
