
Shpesh do të prisnim shenja të qarta kur kemi diabet, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Shumica e të rriturve të diagnostikuar nuk kanë fare simptoma, dhe kur i kanë, ato janë shumë të lehta dhe të vështira për t’u vënë re. Këto janë disa nga simptomat që janë paralajmërimi i parë i diabetit:
1. Lodhje e vazhdueshme që nuk kalon me pushim
Lodhja nuk është thjesht ndjenjë përgjumjeje. Edhe pas pushimit, personi vazhdon të ndihet pa energji.
Kjo ndodh sepse ndryshimet në nivelin e sheqerit në gjak dhe mbipesha mund të ndikojnë në energjinë e trupit dhe gjendjen mendore.
2. Etje e pazakontë dhe urinim i shpeshtë
Kjo ndodh sepse sheqeri i tepërt në gjak bën që veshkat të punojnë më shumë për ta filtruar. Kur nuk e përballojnë dot, trupi humbet lëngje dhe shfaqet dehidratimi, duke rritur ndjesinë e etjes dhe nevojën për të urinuar.
3. Rritje e urisë dhe humbje peshe pa arsye
Kur trupi nuk arrin të përdorë sheqerin si energji, njeriu ndjen më shumë uri, por njëkohësisht humbet peshë sepse humb kalori përmes urinimit dhe metabolizmit të çrregulluar.
4. Shikim i turbullt ose që ndryshon
Sheqeri i lartë në gjak mund të tërheqë lëngje nga trupi, përfshirë edhe nga syri, duke ndikuar në shikim. Nëse nuk trajtohet, mund të dëmtojë enët e gjakut në sy dhe të çojë deri në humbje shikimi.
