Macet mbartin mendime të fshehta; vetëdija e tyre është e ndarë.
Nuk ka kafshë tjetër që të jetë kaq ambivalente, me rryma kaq të ndërlikuara ndjenjash të dyfishta, siç ndodh me një mace që, teksa gerhet e qetë, papritur të ngul dhëmbët në krah si paralajmërim.
Drama e brendshme e një maceje që qëndron shtrirë transmetohet nga veshët e saj, që kthehen në drejtim të çdo zhurme të largët, ndërsa sytë e saj, të përqendruar me një adhurim të pavërtetë te sytë tanë, fshehin një tjetër univers të brendshëm.
Një tjetër shenjë është bishti, i cili tundet në mënyrë kërcënuese edhe kur macja dremit.
Herë-herë, macja bën sikur nuk ka lidhje me bishtin e saj, duke u sulur mbi të me një furishmëri të papritur.
Bishti që dridhet e tundet është barometri ktonik i botës apolloniane të maces: një gjarpër i kopshtit, që përplaset me ligësi mbi tokë.
Natyra e saj e dyfishtë dhe e paqartë shfaqet nëpërmjet ndryshimeve të menjëhershme të humorit: kalime të befta nga përhumbja në mani — mënyra të cilat provokojnë gjykimin tonë të pashmangshëm:
“Mos u afro shumë. Nuk do të mundesh kurrë të më njohësh.”
(Shkëputur nga libri “Personae Seksuale”, Camille Paglia,