Dschwen

Një studio grafike e Minneapolis, Dschwen ka një llogari gjeniale që mbështetet në tema të veçanta dhe I kthen në produkte shumëgjyrëshe. Ata kanë bërë një video fantastike që tregon një qiell që derdh Lucky Charms si një ylber dhe një tjetër, ku bateritë e një pistaku karikohen si të ishte   iPhone.

Fun with Fruit

Ky është arti i Elisa Roche. Kanavaca e saj është fruti i bananes. Nga natyra te ikonat e modës, gjithccka mund të realizohet me një frut. Stili i saj është i pangatërrueshëm.

Samantha Lee

Samantha Lee është një mama malajziane që nisi të përgatisë pjata me ngjyra për të argëtuar dy vajzat. Personazhet e pjatave të saj, tani nuk janë thjesht një lojë, sa kohë ka  650,000 ndjekës.

Art in the Eats

Tisha Cherry ka realizuar tollumbacet e Jeff Koons nga Tic Tac; Kanye West me një pjatë me spinaq, vezë dhe proshutë dhe të famshmit  Comme des Garçons nga biskotat Oreos. Ajo merr pikë bonus duke realizuar imazhe qesharake me materiale  kuzhine.

Bento Monsters

Krijuesja e  Bento Monsters është vetëshpallur mama shtëpiake në Singapor, që do të thotë që publiku kryesor për projektet e saj argëtuese janë dy fëmijët e saj. Me pjatat e saj kawaii  krijon më së shumti kafshë simpatike duke bërë pjesë të këtij arti edhe  personazhe të njohur si Piglet nga Winnie-the-Pooh.