Është vetëm 5 vjeç dhe është Magnet Man! Çdo lloj objekti metalik tërhiqet nga trupi i Erman Delic, një djalosh nga Bosnjë-Hercegovina. Vetia e tij e jashtëzakonshme ka bërë xhiron në rrjet duke mahnitur shumë njerëz me superfuqinë e tij.

Erman Delic, nga fshati Malešići, afër Grashanicës në Bosnjë-Hercegovinë, i është nënshtruar një sërë analizave, por nga mjekët ka rezultuar plotësisht i shëndetshëm.

Video e çuditshme e regjistruar nga familjarët, ku shihet vendosja e disa objekteve metalike në trupin e Erman, është bërë virale dhe ka regjistruar me mijëra shikime.

Siç raporton faqja kroate e lajmeve 24 Sata, Erman e zbuloi dhuntinë e tij të çuditshme duke parë një shfaqje televizive. Po ashtu, kur është i nevrikosur, aftësia e tij magnetike bëhet edhe më e fuqishme.