Makinat larëse, në përgjithësi janë efikase për ruajtjen e energjisë dhe detergjentit. Por, pas një kohë të gjatë që lihen pa pastruar, ato kanë tendencë të zënë myk dhe të mbajnë erë të pakëndshme, por edhe shpenzojnë më shumë energji e më shumë detergjent. Duke e pastruar lavatriçen një herë në muaj, do të thotë që edhe rrobat do të jenë më të pastra. Kjo metodë është shumë ekologjike, pa përdorur zbardhues dhe nuk kushton asnjë qindarkë. Përbërësit janë ata që ke në shtëpi.
Çfarë të duhet:
2 gota uthull
1/4 filxhan sodë buke
1/4 filxhan ujë
Një sfungjer për pastrim
Përdorimi!
1. Fillo të përziesh përziesh bashkë sodën e bukës dhe ujin në një tas të vogël. Ky do të jetë "detergjenti" për lavatriçen. Më pas hidh uthull në një filxhan matës dhe lëre mbi lavatriçe.

2. Shto përzierjen e sodës me ujin në enën ku mban detergjentin e lavatriçes dhe shto po ashtu edhe uthullën. Vëre në punë lavatriçen për një larje normale me ujë të nxehtë. Mbylle derën dhe lëre lavatriçen të bëjë të gjithë punën e vështirë për disa minuta. Soda e bukës do të shkatërrojë të gjitha mineralet dhe mykun që është krijuar në brendësi të saj, ndërsa uthulla do të pastrojë, do të largojë erërat e këqija dhe do të freskojë në të njëjtën kohë.

3. Përdor një sfungjer enësh për të fshirë derën e lavatriçes, duke hequr me kujdes të gjitha mbetjet. Fshije me ujë të pastër.

4. Lavatriçja, tashmë duket si e re dhe është gati për të bërë një larje tjetër rrobash. Bëje këtë gjë një herë në muaj për të pasur rroba më të pastra dhe më të freskëta.
