Shumica e njerëzve janë të mendimit se nëse bie telefoni në ujë, ky është dënimi i fundit. Ndryshe nga shumica që u ka rënë telefoni në tualet, në një pellg me ujë, në det, pishinë a kudo dhe që kanë hequr dorë përfundimisht nga aparati i tyre, për të tjerë ky moment nuk është edhe aq i tmerrshëm. Nëse nuk të ka ndodhur personalisht, je me fat, por nuk është një dëm i pamundur të riparohet.

Ndoshta e ke dëgjuar dhe praktikuar metodën me oriz për të tharë telefonin, por lëre mënjanë këtë dhe provo një metodë më efektive.

Të gjithë e njohin atë lloj xheli (kristalinë) që zakonisht vjen së bashku me këpucët e reja apo me portofolat. Është koha për t’i ruajtur, sepse ato do të të ndihmojnë për t’i larguar lagështirën telefonit. Ky lloj xheli është mjaft poroz dhe përmban miliona vrima të vogla që thithin lagështirën, duke e bërë kështu zgjidhjen e përkryer për të telefonin e lagur.

Ja çfarë duhet të bësh nëse të ka rënë telefoni në ujë:

1. Fike menjëherë për të parandaluar djegien e qarkut të shkurtër.

2. Fshije sa të mundesh me një copë të pastër (garzë).

3. Çmontoje telefonin duke hequr çdo pjesë që mundesh ta pastrosh nga uji, si bateria, karta, etj.

4. Hape telefonin dhe lëre ajrin të depërtojë në të.

5. Vendosi të gjitha pjesët e telefonit në një qese me disa pako xhel këpucësh.

6. Prit të paktën 72 orë para se ta testosh telefonin përsëri. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, montoje telefonin dhe provo ta ndezësh.