Brenda çdo gruaje ka një Kanye, që nuk tingëllon këndshëm, por ne do të bënim mirë të ndalonim së kufizuari veten në kërkimin e meritave dhe ta bëjmë këtë sepse askush tjetër nuk do të interesohet. Është mëse e nevojshme, sepse shkenca thotë që kur ti bën një projekt grupi me burrat, ata marrin meritat dhe shpërblimet, ndërsa ti mbetesh ku je. Ja çfarë fiton nga të qenit pjesë e grupit.
Pak rëndësi ka shkaku: shefa që nëvlerësojnë kontributin e punonjësëve gra, gra që mendojnë që duhet të jenë vetëm të sjellshme, ka vetëm një gjë që vlen te të punuarit në favorin tënd, je ti që duhet qetësisht të shtrosh faktet në tavolinë kur kolegu që nuk bën asgjë përpiqet ta marrë kërkimin tënd brilant si të tijin. Jo sot, koleg. Kurrë.
Ti duhet të flasësh
Edhe një herë për ta theksuar. Fol. Ose mos e bëj dhe lër kolegët e tu oratorë të përfitojnë derisa të duhet të heqësh dorë dhe të jetosh pjesën e ngelur të jetës si një heremite e izoluar që vuan nga turpi dhe nga mungesa e “LinkedIn connections”. Dhe, siç ka thënë specialistja e karrierës Vicki Salemi, për Monster: “Nëse dikush të merr meritat e punës në sy, imagjino çfarë bën kur ti nuk je aty.”
Barazohu, pastaj nxehu
Sidomos kur flet për kolegët, mos harro që do i shohësh përsëri, prandaj mendo më shumë Taylor Swift te Grammy dhe më pak Kanye te Grammy. Tregohu e qytetëruar kur përcjell mesazhin dhe sigurisht bëje me delikatesë kur është bosi që po të vjedh shkëlqimin. Shprehje goditëse: “Kur kam punuar me këtë prjekt, kam vënë re…” dhe “Një gjë tjetër interesante për t’u theksuar është,… që e vura re në kërkimin tim”.
Jo vetëm një herë
Vjedhjet e meritave nuk duhen marrë lehtë, sepse në mendjen e tij, ti që nuk thua asgjë, as me shaka je baras “ooo unë mund ta marr për vete këtë kur të dua”. Kështu që tregoji që je aty me sytë hapur dhe largoje.
Marie Claire
