Është fakt i pamohueshëm nga femrat që meshkujt janë të vështirë për dhurata. Për ta është e vështirë të zgjedhësh. Por jo gjithmonë. Po të kesh parasysh natyrën e partnerit, e ke më të lehtë për ta konkretizuar në dhuratë dëshirën e tij. Ndiq disa këshilla:
1. Së pari, kur bën dhurata për meshkujt është e rëndësishme të jesh e informuar për interesat e tij dhe sportet e preferuara. Nëse ai është i apasionuar pas sporteve, atëherë mund t’i blesh diçka që ka të bëjë me skuadrën e tij të preferuar, për çdo lloj sporti që të bëhet fjalë. Mund t’i blesh një bluzë futbolli të ngjashme me atë të skuadrës së tij të zemrës apo një biletë për një ndeshje (nuk do ta harronte asnjëherë, aq më tepër nëse do kishte edhe shokët me vete).
2. Nëse i pëlqen peshkimi, atëherë ke plot zgjedhje. Mund të ishte interesante një kapele peshkatari, grep, sinjalizues peshqish, komplet thikash, fener, etj. E njëjta vlen edhe për ata që u pëlqen gjuetia. Dhuratat për këtë kategori variojnë nga ato me çmimet më të lira e deri tek më të shtrenjtat.
3. Nëse personi që do t’i bësh një dhuratë të veÒ«antë për festa është i apasionuar pas motorëve, atëherë sërish ke plot zgjedhje. Një xhaketë lëkure do ishte zgjedhja e duhur, çizme motoristësh, një skafandër e re, por edhe mjaft aksesorë të tjerë që mund të shërbejnë për zbukurimin e motorit.
4. Meshkujt i adhurojnë gjërat që kanë lidhje me teknologjinë. Një DVD player portativ do të ishte një dhuratë e Ò«muar, ose edhe një aparat fotografik profesional dixhital kundër ujit.
5. Nëse, në fund, asnjë nga këto sugjerime nuk të bën punë dhe nuk di Ò«’të blesh, atëherë zgjidh një set të gatshëm, i cili ka të përfshira në një paketë dhurata të natyrave të ndryshme. Aty mund të jetë një parfum, një furçë dhëmbësh dhe një shishe verë e kuqe. Kjo e fundit është për të dy, të kuptohemi.
