Sot, paradite, Edmond Haxhinasto, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës ka dhënë dorëheqjen dhe burime të opinion.al kanë bërë të ditur që ai do të zëvendësohet nga Sokol Dervishaj, një tjetër anëtar i LSI-së.

Sokol Dervishaj mbante postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Parlamentit, Ilir Metës, ndërsa ka pasur më parë, edhe angazhime të tjera në qeverinë shqiptare, më i rëndësishmi ai i zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i ngarkuar me Çështjet e Energjisë, deri në vitin 2013.
Ai ështa baba i dy fëmijëve, Omarit dhe Rejanës dhe bashkëshort i Sidorela Kolës, që nuk është e panjohur për publikun, për shak të kurorës së Miss Albania-s në vitet e para të këtij spektakli. Kola është tashmë avokate dhe nuk ka pasur pas atij spektakli asnjë tundim për t’iu bashkuar artit apo televizionit.

Sokol Dervishaj ka lindur në Tiranë më 22 Nëntor 1969. Ai ka shërbyer më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme , ku ka kryer detyra të ndryshme si Specialist në Drejtorinë Rajonale dhe më pas Shef i Sektorit të Çështjeve të Sigurisë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euro-Atlantik gjatë viteve 1998 – 2000, Këshilltar i Ministrit gjatë vitit 2003, si dhe Drejtor i Kabinetit të Zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme gjatë viteve 2009 – 2010. Sokol Dervishaj ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes në detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit gjatë periudhës 2000-2002 dhe në Ministrinë e Brendshme në detyrën e Shefit të Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar gjatë viteve 1997 – 1998. Z. Sokol Dervishaj është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Gjuhës Angleze. Ai është diplomuar në nivelin Master për Studime Ndërkombëtare në “King’s College”, Universiteti i Londrës (2003), si dhe është diplomuar në fushën e Studimeve Strategjike në “Royal College of Defence Studies”, Londër (2002). Ka ndjekur gjithashtu kursin e nivelit të lartë në Diplomacinë e Mbrojtjes në “Royal Military College of Sciences” dhe “University of Cranfield”, Britani e Madhe (2001), si dhe kursin ekzekutiv të Universitetit të Harvardit, “Shkolla Kennedy e Qeverisjes” (2012). Në vitin 2006 është përzgjedhur “Memorial Marshall Felloë” i “German Marshall Fund of Unites States” në programin e Çështjeve Trans-Atlantike dhe në vitin 2008 ka ndjekur programin e Lidershipit te Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit në Çështjet e Politikës së Jashtme Amerikane. Sokol Dervishaj ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 - 2011. Z. Sokol Dervishaj është një ndër anëtarët themelues të Lëvizjes Socialsite për Integrim, ku ka mbajtur dhe kryer funksione të ndryshme.
Nga data 4 tetor 2013 e në vazhdim Zv.Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
