Të dielën, më 31 maj, në Pallatin e Kongreseve, mbahet nata finale e edicionit të 12-të të Top Fest-it, i cili këtë vit do të jetë edhe edicioni i fundit në këtë lloj formati. Shumë nga këngët konkurrente janë dëgjaur dhe janë pëlqyer nga publiku, por në një sy të shpejtë në YouTube, tri këngët më të klikuara të rendituara deri më tani janë:
“Vetëm ti”, një këngë nga Noizy dhe Elgit Doda, kryeson listën me plot 3.679.749 klikime. Një bashkëpunim i suksesshëm mes reperit të njohur dhe kantautorit Doda ka rezultuar mjaft i pëlqyer, ndaj edhe dy djemtë kanë premtuar se do të vijojnë me projekte të tjera së bashku.

Në vend të dytë të listës së më të ndjekurave është kënga “Shko”, një bashkëpunim mes Ermal Fejzullahut, Lumi B dhe Ledri Vulës. I pari rikthehet në Top Fest, pas një pauze të gjatë, ndërsa dy të tjerët janë të njohur për publikun në Shqipëri dhe Kosovë për stilin origjinal në muzikën e tyre. Kënga e treshes numëron deri në këtë moment më shumë se 3,102,941.

Në vend të tretë është një hyrje e re, por po ashtu mjaft e suksesshme. Fituesi i “The Voice of Albania 4”, Aslaidon Zaimaj, me këngën “Vetëm do ia dal” ka grumbulluar rreth 500 mijë shikime (454.950).
Nga numri i klikimeve, por edhe nga votat me sms pritet të shpallet këtë të diel fituesi i këtij kompeticioni, i cili mbyll siparin pas plot 12-vitesh.
