Është ndarë nga jeta sot aktori i njohur nga Korça, Marko Bitraku. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Rolet e Bitrakut janë të shumta si në film dhe në teatër me një karrierë të nisur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në vitin 1974. Në vitin 1977 interpretoi rolin e parë në film, me titullin “Flamur në dallgë”. Marko Bitraku I ka trashëguar profesionin edhe të birit, një nga artistët e rinj të talentuar të teatrit, Besmir Bitraku. Nesër në orën 12-14.00 do të zhvillohen homazhe në Teatrin Kombëtar dhe në orën 14.00 do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit, në Tiranë. Teatri Kombëtar dhe kolegë e bashkëpunëtor kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e këtij artisti që ka kontribuar shumë për teatrin dhe filmin shqiptar.

Biografia 

Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë "Jovan Bregu, refugjat" e Adelina Balashit.

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës "Velloja e bardhë" e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv "Flamur në dallgë" në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin "Njerëz në rrymë", rolin e Samiut në filmin "I dashur armik" në vitin 2004 etj. Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë "Jovan Bregu, refugjat" e Adelina Balashit.

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës "Velloja e bardhë" e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv "Flamur në dallgë" në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin "Njerëz në rrymë", rolin e Samiut në filmin "I dashur armik" në vitin 2004 etj.