Artan Minarolli mbylli sytë papritur si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e së enjtes.

Jeta dhe karriera e Artan Minarollit:

 

U lindi më 13 maj 1958 në Tiranë.

1978-1982 - Është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve-dega aktrim.

1990-1992 - Është diplomuar për regji filmi në Alba Film Studio, Tiranë.

1993 - Është diplomuar për regji filmi në Shkollën Evropiane të Filmit në Danimarkë.

1983-1986 - Ka punuar si aktor dhe regjisor teatri në Teatrin e qytetit të Beratit.

1997 - Ka botuar vëllimin me tregime “Kufoma e një telefoni”.

1998 - Ka organizuar “Euro Film Festival” në Tiranë.

1986-1998 - Ka punuar si regjisor në Albafilm Studio dhe në QKK.

2006-2009 - Ka punuar si drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

2009-2013 - Ka punuar si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

2009-2014 - Ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurimages”.

2014 - Drejtor në Departamentin e filmit në RTSH

2009 - Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë “Gjallë/Alive”, bashkëpunim Shqipëri-Austri-Francë.

2005 - Regjisor i filmit të gjatë “Kronikë Provinciale”, bashkëpunim Shqipëri-Francë-Itali.

2004 - Skenarist, regjisor, producent i filmit të gjatë artistik “Nata pa Hënë/Moonless Night”, bashkëpunim Shqipëri-Francë.

1995 - Skenarist dhe regjisor i filmit të gjatë artistik “Plumbi prej plasteline”.

1994 - Skenarist dhe regjisor i filmit artistik “100%”.

1991 - Regjisor i dokumentarit “Për një centimetër”.