Cansu Dere, aktorja e njohur turke për rolin e Ejshanit në serialin e suksesshëm Ezel, ka pranuar një kontratë të re dhe do të rikthehet së shpejti në ekran. Seritë e saj televizive me aktorin Murat Yildirim u anuluan vitin e kaluar, kur Murat Yildirim nisi të punojë për një projekt tjetër me Meryem Uzerli (Hyremi te Sulejmani i Madhërishëm).

Përfundimisht, Cansu Dere i ka thënë PO projektit të ri. Në këtë serial të ri turk, i cili është përshtatur nga produksioni japonez “Mother” (Nënë), Cansu Dere do të jetë një nënë zëvendësuese. Seriali i ri do të transmetohet në televizionin Star TV. Bashkë me Ejshanin, do të punojnë edhe aktorët Vahide Percin dhe Gonca Vuslateri.

Historia: Zeynep (Cansu Dere) pranon të bëhet një nënë zëvendësuese. Megjithatë, pasi lind, ajo nuk do që ta japë fëmijën dhe vendos ta marrë me vete, të zhduket dhe të lërë gjithçka pas... Historia e gjatë vërtitet rreth peripecive, intrigave dhe dhimbjeve të një nëne, e cila nuk e dorëzon birin e saj para askujt dhe asgjëje.






















