Në një interviste ekskluzive për faqen e opinionistit Olti Curri, aktori më i ri i Portokallisë, që bëri bujë që në puntatën e parë me humorin e tij, tregon më shumë për veten dhe personazhet që imiton.

Olsi Bylyku, sa vjeç je, nga vjen, ku studion, kujt i ke ngjarë humorist në familje?

Përshëndetje , unë jam 18 vjeç sa kam mbaru shkollën ke gjimnazi "Qemal Stafa", se di kujt i kam ngja përzotin , të shpis time janëë njerëz shumë të qetë, ene mdasem hikin t’paret !

Ke qenë fans i ndonjë aktori të Portokallisë, para se të filloje punë aty?

Unë jam fans i të gjithë aktorëve të Portokallisë sepse unë jam rrit me batutat e atyre dhe me personazhet e tyre, por 1 ndër aktorët e mij të preferum është Bes Kallaku që tani ai është kthy edhe suporti më i madh që kam unë n'Portokalli. Falenderoj shumë gjithashtu regjisorin Altin Basha, i cili më besoi dhe më dha mundësinë që pas audicionit, të dilja që në puntatën e parë të Portokallisë. Gjë të cilën nuk e prisja. Jam i lumtur që jam pjesë e spektaklit më të bukur të humorit në Shqipëri.

Ata që janë bërë xheloz për ty në stafin e Portokallisë janë më shumë apo më pak se 5 aktore?

Nuk e di për aktoret, po njoni nga ato balerinët sikur o xheloz qëkur bona 1 ditë 1 super padjeshkë. Bëj shaka, nuk shoh xhelozi tek asnjë aktor, kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Si të duket Xhemi dhe ku ndryshon nga Salsano?

Të dy janë njerëz shumë të mirë dhe pozitiv, i vetmi ndryshim që ka Xhemi nga Salsano është që Salsano është burrë! M’fal, nuk ka as flokë si Xhemi!

E përmend shumë hashashin në skeçe, kaq shumë hashash pijnë të rinjtë?

Ndoshta edhe e kam tepru icik unë, pinë mo pinë po me kalimin e kohës mendoj që gjërat do rregullohen, dhe do meren masat e duhura që të pinë akoma më shumë, ose do reflektojnë asiher nuk dihet.

Pse interpreton në dialekt të Shqiperisë se mesme?

Me këtë dialekt unë u prezantova, dhe me këtë dialekt u pranova, unë jam edhe katunar Marikje vetë edhe ndoshta e kam pak me të lehtë interpretimin e kësaj gjuhe.

Me këngëtarët që përmend ke pasur probleme?

Po, mthoshin do të marrim me vete kur shkojmë nëpër koncerte dhe do i ndajmë lekët pergjysëm, mernin nga 7 mijë euro mjepshin mu i 7 mileksh, 50 me 50 pra ja boshin.

Bëj shaka, nuk kam probleme dhe i dëgjoj të gjithë këngëtarët shqiptarë.

Nësë Getoari të sjell Marinën dhe Noizy të sjell Encen për të të rrahur (meqe i ke përmend në Portokalli), si do mbrohesh?

Se kom menu najher me thon të drejtën, të dyja janë goca me nerv t’keq po unë për respekt moshe nuk do t’i kthesha dorë!