Një ndër përrallat më  ikonike të fëmijërisë, me një kolonë zanore prej më të bukurave të dëgjuara ndonjëherë në filmat Disney, më ne fund ” E bukura dhe Bisha”  u realizua edhe film dhe pret të shfaqet para publikut në kinematë botërore më 17 mars të këtij viti.

E ndërsa e presim me entuziazëm dhe shumë kërshëri, autorët e filmit na e shuajnë paksa atë nëpërmjet trailerave të tij, të cilët për hir të së vërtetës duhet thënë se, më shumë na e shtojnë sesa na e shuajnë atë.

Sa magjepsës aq dhe epik traileri i fundit  pasqyron brenda tij  luftën e të kundërtave ku nga njëra anë na shfaqen  romanca, kërcimi, muzika e të bukurës “Belle”dhe nga ana tjetër arroganca, ligësia dhe mizoria e narcizistit Gaston. Oh dhe mos të mbetemi pa përmendur qershinë mbi tortë, bashkëpunimin e Ariana Grande dhe John Legend për kolonën zanore të filmit që do t’ju “shkrijë” të tërën dhe do t’ju lejë pa fjalë.

 

“E bukura dhe Bisha” është një përrallë e vjetër sa koha,  por ky trailer dëshmon se historia tashmë është gati për të marrë versionin e saj të ri, njësoj elekstrizues dhe ëndërrimtar sa i pari, ose ndoshta edhe më  shumë…