Një nga emisionet më të ndjekura të kanalit Agon Channel, “Ça thu?”, së shpejti do të fillojë transmetimin në Tv Klan. Me mbylljen e Agonit, dyshja simpatike e moderatorëve, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj, tani do të shfaqen me të njëjtin format në logon e Klanit. Mësohet se dy moderator kanë nënshkruar një kontratë me Televizionin Klan, nga ku do të fillojnë së shpejti formati investigativ “Ça thu?”. Mendohet se programi mund të ndërrojë emër, por me tematikë të njëjtë. Në thelb emisioni do të jetë i bazuar në gjithçka që ndodh në realitetin shqiptar, investigativ dhe argëtues, i bazuar në aktualitet. Në Televizionin Klan, një emision iinvestigativ është risi, kështu që pritet të ketë edhe më shumë jehonë mediatike, meqë tashmë do të shfaqet në një televizion kombëtar.