Enca Haxhia, një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të pëlqyera të kohëve e fundit, vazhdon të surprizojë jo vetëm me këngët, klipet dhe peerformancat e saj, fotot dhe videot për 850 mijë ndjekësit në Instagram, por edhe me deklaratat që bën në shfaqjet publike. E tillë ka qenë edhe mbrëmë, si e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Pas një vere mjaft të ngjeshur me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, 20-vjeçarja ka bërë për vete fansat dhe publikun gjithmonë me performancat e saj. Në disa prej fotove të postuara në Instagram, Enca ka komentuar në emision edhe ato ku shfaqet duke u puthur me femra dhe këtë gjest të sajin e ka shpjeguar si pjesë të performancave: “Unë zgjidhja vetë një nga fanset e pranishme, e merrja në skenë dhe e pyesja: ‘Ke dëshirë të të puth?’ Ka qenë e gjitha pjesë e performancave të mia”, – ka treguar Enca duke shtuar se kanë qenë rreth 40 femrat që ajo ka puthur gjatë koncerteve verore. Megjithatë, sipas saj, kjo nuk ka të bëjë aspak me prirjet e saj seksuale, sepse në këtë aspekt ajo parapëlqen meshkujt.

Duke konfirmuar edhe zërat e ditëve të fundit se është kërkuar të pozojë nga revista amerikane “Playboy”, Enca ka thënë se për momentin nuk është interesuar për këtë pjesë, por nëse do t’i kërkohej të pozonte nudo, ajo do të pranonte për një kauzë të madhe: “E kam thënë edhe më herët që do të pozoja nudo për një kauzë të madhe: “Unë kam thënë edhe më parë që do të realizoja nudo artistike për një kauzë të madhe. Një kauzë e madhe mund të jetë edhe një media e madhe. Për momentin nuk do ta bëja me dëshirë. Çdo gjë e bëj me dëshirë, pastaj të tjerat...” – ka thënë Enca lidhur me ofertën nga revista e njohur, e cila, megjithatë, nuk ka kërkuar thjeshtë Encën modele ose vajzë, por Encën si artiste, ndaj edhe në një të ardhme ajo do ta mendonte një ofertë të tillë.

