Pas 5-javësh që transmetohet çdo të shtunë në primetime në Top Channel, formati i ri “Në 1 Javë”, që riktheu në ekran prezantuesen Arbana Osmani, duke filluar nga mbrëmja e sotme, do të transmetohet të dielave në fashën e orarit të “Portokallisë”. Lajmi u shpërnda menjëherë në portalet online me titullin “Ledion Liço sposton Arbana Osmanin”, por vetë moderatorja, e pyetur ngë “Panorama” për këtë spostim tha se: “Programi që moderoj është zhvendosur, pasi fillon “The Voice” Unë personalisht nuk kam ndonjë ditë të preferuar. “Në 1 Javë" do të transmetohet të dielën, në këtë periudhë kur aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli” përgatiten për sezonin e 2016-ës” – rrëfen Arbana.
Kështu, duke filluar nga mbrëmja e sotme, Arbana do të jetë në ekran çdo të diel deri në përfundim të programit.
