Pas publikimit të këngës së re të Nora Istrefit, menjëherë u hap lajmi se refreni i këngës “Sa t’kom dasht” ishte i kompozitorit Flori Mumajesi, autorësinë e të cilit këngëtarja kosovare nuk e kishte përfshirë në emrat e bashkëpunëtorëve. Megjithatë, pas reagimeve dhe komenteve të fansave në rrjetet sociale, këngëtarja ka vendosur të dorëzohet dhe të shtojë edhe emrin e Florit në YouTube. Olti Curri, në faqen e tij, ka postuar pak më parë foton e kënës së re të Norës bashkë me të dhënat e shtuara:

 

“Nora Istrefi më në fund shton në YouTube emrin e Flori Mumajesit tek autorët e këngës "Sa t'kom dasht"... Refreni i këngës është kompozuar nga Mumajesi, por Nora në fillim nuk e përfshiu emrin e Florit tek autorët, edhe pse opinioni publik dhe portalet online e denoncuan këtë padrejtësi. Të gjithë e dinin të vërtetën, sepse refreni u bë i njohur kohë më parë se ta përdorte Nora nga Bruno, këngëtar i “Three Dots...” – shkruan Olti në krah të fotos së postuar në Facebook-un e tij.