Ranviri eshtë një nga personazhet më të njohur tashmë në Shqipëri falë serialit indian Bidaai. Në një intervistë të publikuar në gazetën Paloma, aktori ka treguar disa detaje rreth xhirimit të serialit si dhe mendimin që ka për të gjithë aktorët e tjerë me të cilët ka luajtur gjatë çdo episodi.
Gjatë kësaj interviste, ai tregon se kurrë më përpara nuk e kishte menduar që të martohej me një vajzë me ngjyrë, por pasi ka luajtur këtë rol në serialin Bidaai, ka ndryshuar tërësisht mendim.
“Personazhit tim ju desh kohë për të bindur veten dhe familjen se Ragni, një vajzë me ngjyrë, ishte ajo e duhura. Për të qenë i sinqertë, edhe unë nëse do të isha martuar para këtij seriali do të kisha preferuar një vajzë të bardhë, por tani nuk mendoj njësoj”, tregon aktori.
Kinshuk Mahajan gjithashtu tregon se në sheshxhirim zihet shumë me Parul Chauhan, aktorja që luan rolin e Ragnit, por sipas tij kjo ka ndikuar në njohjen e tjetrit më mirë.


