Tiri Gjoci është fituesi i edicionit të pestë të “The Voice of Albania”. Pas shumë sfidave e formulave të reja në këtë garë me shumë të papritura nga java në javë, Tiri ia ka dalë të shkojë deri në finale, së bashku me Lorencin, konkurrentin tjetër finalist po nga skuadra e Sidrit Bejlerit.

 

Dy konkurrentët janë përballur edhe gjatë mbrëmjes së sotme me balada e këngë të zgjedhura për të nxjerrë në pah vokalin e tyre unik. Në fund, votat e publikut kanë renditur në vend të parë Tirin dhe në të dytin Lorencin, edhe pse ky i fundit ishte më i preferuar nga publiku virtual në rrjetet sociale.

Finalja e sotme ishte një spektakël me surpriza dhe të ftuar specialë, performanca nga katër trajnerët së bashku me konkurrentët e tyre.