Moderatoja Arbana Osmani, prej disa ditësh ka bërë publik programin që do ta rikthejë së shpejti në ekran. “Dua të të bëj të lumtur” është një format i ri, i cili do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv dhe do të ketë në qendër të tij njerëz të zakonshëm, të cilët kanë një mesazh për t’u dhënë njerëzve të tyre të dashur. E pyetur nga gazeta “Panorama” për këtë patentë të re që do t’i serviret publikut shqiptar, Arbana tregon më shumë detaje: “Do të jetë një program që do t’i krijojë mundësinë edhe një njeriu fare të zakonshëm të bëhet protagonist në një program të rëndësishëm dhe të bëhet apo të bëjë të lumtur dikë. ­Çdo histori do të jetë shumë interesante dhe do t’i përfshijë të gjithë emocionalisht”, – thotë ajo.

Për të gjetur histori interesante, siÒ« thotë Arbana, stafi organizator do të shkojë të takojë njerëz për t’u bërë surpriza, në çdo cep të globit. Po ashtu, moderatorja sqaron se ky program, ndryshe nga Ò«’është menduar, “nuk është kopje e ndonjë programi tjetër, është një formulë origjinale, por e bazuar në histori njerëzore.”

Në lidhje me rikthimin e saj si moderatore, Arbana ndihet shumë e lumtur për këtë pjesë, madje e konsideron si një ndër projektet më emocionuese të saj: “Ndihem shumë e emocionuar në këtë program, aq sa ç’isha kur Tani më propozoi në vitin 2008 që të drejtoja “Big Brother 1”, edhe pse unë isha shumë e re.”