Seriali turk që do të kishte protagonistë aktoren e njohur turke Cansu Dere dhe Murat Yildirim ka ndaluar xhirimet dhe mendohet që nuk do të vijojë me pjesën tjetër. Arsyeja nuk është bërë e ditur nga producentët, por para disa javësh është bërë e ditur nga mediat turke se dy protagonistët, Murat Yildirim dhe Cansu Dere (Ejshan) kanë marrë paratë për 13 episode.

Kështu, mësohet se të dy aktorët kanë kthyer mbrapsht lekët që kanë marrë si paradhënie. Murat Yildirim kishte marrë 80 mijë lira turke (rreth 30 mijë dollarë) për çdo seri, ndërsa Cansu Dere kishte marrë 50 mijë lira turke (rreth 20 mijë USD) për çdo seri. Për këtë arsye, Murat Yildirim do të paguhej 1.4 milionë lira turke (rreth 410 mijë USD), ndërsa  Cansu Dere 650 mijë lira turke (rreth 260 mijë USD).

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me episodet e tjera të serialit, por, siç shkruajnë mediat turke, ata janë të detyruar të kthejnë mbrapsht lekët.