Prezantuesja e njohur e ekranit, Arbana Osmani, është edhe motra e përkëdhelur nga dy vëllezërit në këto ditë pritjeje të ëmbël në jetën e saj. Në periudhën më të bukur të jetës, Arbana është duke kaluar ditë të lumtura. Prezantuesja, prej kohësh është larguar nga vëmendja e televizionit dhe medias, por këto të fundit nuk e kanë larguar vëmendjen nga ajo. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë nga një foto që Arbana ka publikuar në profilin e saj, në Instagram. Të gjithë të afërmit dhe miqtë, në pritje të bebes së Arbanës, po i kushtojnë asaj vëmendjen maksimale. Si edhe vëllezërit në këtë rast, Patriku dhe Sidriti, të cilët ajo i ka publikuar për herë të parë. “Motra më fatlume në botë” është mbishkrimi që Arbana ka vendosur në foto.
Shtatzënia, tani është e dukshme për Arbanën, por seksi i fëmijës mbetet ende sekret. Mos ndoshta janë binjakë? Askush nuk e di, megjithatë ajo që është e sigurt për momentin është që Arbana po i pret festat si asnjëherë më parë, meqë Viti i Ri do t’i dhurojë një status tjetër.
